Nga inovacioni te turizmi i qëndrueshëm, Rama sot në Bruksel, do marrë pjesë në Samitin për Turizëm
Një delegacion gjerman ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit bashkë me ambasadorin gjerman, Karl Bergner.
Sipas burimeve të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, delegacioni është takuar Taulant Ballën, kreun e grupit parlamentar të PS.
Ndërkohë do të zhvillohet edhe një takim me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Takimin me delegacionin gjerman e ka komentuar Taulant Balla i cili shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Bundestagut dhe qeverisë gjermane në rrugëtimin europian të Shqipërisë.
“Takimi me Kryetarin Anton Hofreiter dhe anëtarët e Komitetit për Çështjet e Bashkimit Europian. Mirënjohje Bundestagut dhe Qeverisë Federale për mbështetjen vazhdueshme në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Ecim përpara drejt përmbylljes së negociatave brenda vitit 2027”, tha kreu i grupit parlamentar të PS.
Top Channel