Alarm në gjykatë, rriten divorcet në Lushnje, muaji gusht shënoi pikun me 20 raste të reja

27/09/2026 12:45

Numri i kërkesave për zgjidhjen e martesës në rrethin e Lushnjës po shënon një rritje të ndjeshme përgjatë këtij viti. Të dhënat nga sistemi gjyqësor tregojnë një dinamikë progresive të nismave ligjore për divorc nga muaji janar deri në korrik, ndërsa gjatë muajit gusht kjo ecuri ka arritur pikun duke regjistruar deri në 20 raste të reja të paraqitura pranë togave të zeza.

Por prishja e kurorës nuk është i vetmi problem. Ajo që mbetet akoma më shqetësuese për organet e drejtësisë është rritja e menjëhershme e kërkesave për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes. Pjesa më e madhe e çifteve që po i japin fund martesës janë familje me fëmijë të mitur, çka e bën këtë situatë edhe më komplekse për shkak të pasojave sociale dhe psikologjike tek brezi i ri.

Megjithatë, shifrat e këtij viti në Lushnjë tregojnë se fenomeni nuk është më thjesht stinor, por një problem social në rritje që kërkon vëmendjen e institucioneve të mbrojtjes sociale, psikologëve të shkollave dhe organeve të drejtësisë për trajtimin e pasojave tek fëmijët e mitur.

Top Channel