Sot 100 ditë tubim, protestuesit dorë për dore rrethojnë Kryeministrinë: Shqipëria nuk është në shitje
07/09/2026 20:30
Protesta qytetare ka shënuar sot 100 ditë rezistencë.
Ashtu si çdo ditë tjetër, grumbullimi i qytetarëve ka nisur në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u stacionuar te Kryeministria.
Protestuesit kanë vazhduar me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike.
Pas mbylljes së fjalimeve, tubuesit janë kapur dorë për dore dhe kanë rrethuar Kryeministrinë, ndërsa një grup tjetër janë afruanr me flakadanëduke marshuar rreth saj.
Top Channel