Spiunazhi serb në Kosovë, çfarë kërkon BIA nga informacionet e mbledhura dhe si mund të përdoren për ndikim e destabilizim Djali i presidentit serb Aleksandar Vuçic, Danilo, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kriminelit të luftës Ratko Mlladiç, i njohur ndryshe edhe si “Kasapi i Ballkanit”.
I biri i kreut të shtetit serb shoqërohej nga disa persona që mbanin bluza me portretin e Mlladiçit, i cili është dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte dhe genocid. I pranishëm në ceremoninë mortore ishte edhe Milorad Dodik, një nga figurat kryesore politike të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, e njëkohësisht, edhe një ndër më kontroverset atje.
Disa ministra te qeverisë serbe po ashtu nuk munguan në varrim, përfshirë këtu ministrin e Drejtësisë, Nikola Vujiç. Vetë Aleksandar Vucic e shmangu pjesëmarrjen, duke e arsyetuar mungesën e tij me vizitën e presidentit të Kazakistanit në Beograd.
Arkivoli i Mlladicit që vdiq në vdiq më 27 gusht në Hagë ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm, u vendos në Kishën e Shën Lukës, teksa ceremoninë mortore e udhëhoqi kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Gjatë sherbeses, pjesëtarë të gardës së nderit të Ushtrisë së Serbisë bënë roje, teksa përcilleshin lutje që “gjeneralit t’i faleshin mëkatet e bëra me dashje dhe pa dashje”.
Porfirije tha se emri i tij “do të mbetet thellë i ngulitur në kujtesën dhe lutjet e pjesës më të madhe të popullit serb dhe ortodoks, që ushqen mirënjohje të thellë ndaj tij”.
Nderimet për Mlladicin erdhën pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA-ja dhe BE-ja. Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chuck Grassley dhe Keith Self kujtuan në një deklaratë të përbashkët përgjegjësinë e tij për gjenocidin dhe krimet e tjera në Bosnje dhe Hercegovinë, duke theksuar se ato përbëjnë disa prej krimeve më çnjerëzore të kryera në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Më herët, Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Serbi, duke thënë se glorifikimi i një personi të dënuar për krime lufte dhe genocid është “i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat bazohet rruga drejt BE-së”.
Top Channel