“Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje janë prapa hekurave”, Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që tentuan të më ndalonin Kryedemokrati Sali Berisha në takimin me shqiptarët e Amerikës në New Jersey shprehu sot se kërkon mbështetjen e tyre për rrëzimin e .
Berisha e krahasoi vizitën e tij me atë të vitit 1991, kur kërkoi ndihmë për rrëzimin e diktaturës komuniste. Më tej ai akuzoi qeverinë shqiptare se e ka kthyer vendin në një “kopsht eksperimental” të ideve të së majtës ekstremiste.
“Sot vij për të kërkuar ndihmën e SHBA në betejën kundër narkoshtetit. Në mars të 91-shit erdha për të kërkuar ndihmë për të larguar diktaturën komuniste. Sot kërkesa ime ndaj vendit që i ka dhënë shqiptarëve të jashtëzakonshme, kam besim të madh se shqiptarët se shqiptarët do kenë ndihmën e tyre për të shpëtuar nga narkoshteti në trojet e tyre. Shqipëria ka sot nevojë për ringritje. Shqipëria pret nga ne për të ngritur vlerat. Sot vendi juaj është kopshti eksperimental i ideve të së majtës ekstremiste”, tha Berisha.
Top Channel