Shpendi shpëton Cesenën, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e tretë radhazi në Serie B
06/09/2026 17:26
Cristian Shpendi vazhdon të jetë vendimtar për Cesena-n.
Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 77-të në përballjen ndaj Mantovës, duke barazuar rezultatin dhe duke i dhënë skuadrës së tij një pikë në këtë sfidë.
Ky ishte goli i tretë radhazi për Shpendin në tre ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e mirë të sulmuesit shqiptar.
Shpendi ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit të merkatos. Sulmuesi ishte shumë pranë transferimit te Cremonese, por marrëveshja nuk u finalizua dhe gjithçka dështoi në orët e fundit të merkatos.
Pavarësisht interesimit dhe negociatave për largimin, Shpendi ka vijuar të jetë një nga lojtarët kryesorë të Cesena-s dhe po përgjigjet në fushë me gola.
Top Channel