Kategoria e Parë nis me surpriza/ Kukësi bind ndaj Besëlidhjes, Bylisi dhe Pogradeci ndalen në start
Kukësi ka emëruar Erjon Allarajn në postin e Drejtorit Sportiv.
Allaraj, prej vitesh pjesë e klubit, do të marrë tashmë një rol të ri në strukturën drejtuese të skuadrës.
Klubi verilindor ka zyrtarizuar emërimin e Allarajt, i cili më herët ka mbajtur detyrën e zëdhënësit dhe më pas atë të shefit të klubit.
Erjon Allaraj është pjesë e Kukësit prej disa vitesh dhe njeh nga afër strukturën dhe problematikat e klubit.
Tashmë, në rolin e Drejtorit Sportiv, ai do të jetë pjesë e rëndësishme e menaxhimit të aspektit sportiv.
Kukësi aktualisht luan në Kategorinë e Parë dhe objektivi kryesor i klubit është rikthimi në Kategorinë Superiore.
“Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se Erjon Allaraj do të jetë Drejtori Sportiv i klubit.
Allaraj është djali i shtëpisë, pasi është në klub prej shumë vitesh, fillimisht në rolin e zëdhënësit dhe më pas si shef klubi, duke qenë gjithmonë pranë skuadrës dhe klubit. Me bekimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Fundim Dollaku, Allaraj merr detyrën e re në klub.
Me njohjen që ka për klubin, eksperiencën e fituar ndër vite dhe mbi të gjitha me lidhjen që ka me Kukësin, besojmë se Allaraj do të japë kontributin e tij edhe në këtë rol të ri.
Suksese Erjon! Mirë se erdhe në detyrën e re!”, shkruan klubi verilindor.
Top Channel