Del jashtë kontrollit situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi, vijojnë përpjekjet e zjarrfikësve për vënien në kontroll të tyre

06/09/2026 21:48

Situata paraqitet jashtë kontrollit në malin e Tërbunit në Pukë, ku zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore.

Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni i vështirë malor, kanë përparuar në zona të ndryshme të masivit pyjor, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen për izolimin e vatrave.

Mësohet se zjarri ka përfshirë edhe një banesë të braktisur, ndërsa vijojnë përpjekjet në terren për të frenuar përhapjen e flakëve.

Forcat e angazhuara po punojnë për izolimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në zona të tjera, ndërsa situata mbetet e vështirë për shkak të kushteve të terrenit dhe erës.

Top Channel