“Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”/ Dhunimi i Edi Kuçit, zbardhen detajet e shoqërimit të Jozefin Markut, policia: E gjetën në banesën e shokut në Fushë-Krujë Një tjetër vatër zjarri është aktive në zonën e Kriporës, në afërsi të fshatit Panaja.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, kryesisht me bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa situata vijon të jetë e rënduar.
Në terren ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Për momentin, vatra vijon të jetë aktive, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve në këtë zonë po vazhdon.
Nga ana tjetër, një tjetër vatër zjarri është aktive në kodrat e fshatit Kot, në bashkinë Selenicë.
Flakët vijojnë të përparojnë në terren, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe sipërfaqe me ullishte. Era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen.
Pamjet nga terreni tregojnë se zjarri vijon të jetë aktiv dhe i dukshëm nga distanca.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Selenicës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.
Top Channel