Zjarr i madh në Radostinë të Fierit, flakët përfshijnë ullishtet dhe shkurret, forcat zjarrfikëse në terren

04/09/2026 13:26

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në zonën e Radostinës, në Fier.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me ullishte dhe shkurre, ndërsa përhapja e tyre favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Top Channel