Zjarri në Himarë merr përmasa të frikshme/ Digjet një banesë, ndërsa rrezikohen 40 shtëpi të tjera, evakuohen disa banorë dhe turistë Një zjarr ka përfshirë katin e pestë të një hoteli në Velipojë, duke alarmuar personat që ndodheshin brenda godinës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën 13, pranë zonës së Vilunit, ku flakët kanë shkrumbuar katin e pestë të hotelit. Personat që ndodheshin në hotel janë evakuuar në kohë dhe kanë dalë jashtë godinës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, një automjet zjarrfikës, i cili qëndron në Velipojë gjatë sezonit turistik, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, nga Shkodra janë nisur edhe dy mjete të tjera zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen totale të zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, vatra e zjarrit është neutralizuar dhe pjesa tjetër e hotelit nuk paraqet rrezik për përhapjen e flakëve.
Top Channel