Një zjarr ka rënë gjatë natës në fushën e Lazaratit, pranë pompës së ujit, duke vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse.

Në orën 00:10, Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua nga administratori i fshatit për zjarrin. Menjëherë në vendngjarje mbërriti grupi i shërbimit, i cili konstatoi se flakët po përhapeshin dhe nisi ndërhyrjen për izolimin e tyre.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, zjarri u shua plotësisht në orën 02:45. Sipas të dhënave paraprake, zjarri u konstatua pranë të njëjtës zonë ku ishte regjistruar një tjetër vatër tre ditë më parë, edhe atëherë në orët e vona të natës.

Për këtë arsye, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Organet ligjzbatuese kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve.

Nga incidenti nuk raportohet për dëme materiale.

Top Channel