Tenis/ Carlos Alcaraz lëshon alarmin për kalendarin ATP: Luajmë shumë, duhet bërë diçka. Mund të ndalem sërish

03/09/2026 15:17

Në tenis vrapohet shumë dhe rreziku është që ata që e paguajnë llogarinë janë lojtarët, siç po ndodh aktualisht. Në një turne ku nuk është i pranishëm numri 1 i botës Jannik Sinner, rivali i tij më i madh, Carlos Alacaraz lëshon alarmin pas fitores në raundin e dytë të US Open ndaj Jaime Faria.

‘Jemi duke parë shumë lojtarë që po dëmtohen dhe shumë të tjerë që vijnë të lodhur. Nëse nuk do të bëhet diçka, në të ardhmen do të shohim akoma më shumë-tha Alcaraz. 

Alcaraz e njeh mirë problematikën duke qenë se vjen pas një dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushave të lojës për 4 muaj, një pauzë që do të donte ta evitonte, por është pikërisht kjo eksperiencë që e bëri atë të ndryshojë perspektivë. Një kambanë alarmi e madhe që i bëri të kuptojë se në të ardhmen do të jetë ai që do të vendosë se kur do të frenojë; kur do të luajë dhe kur jo. ‘ 

‘Do të marr periudha pushimi, edhe të gjata. Ndoshta jo 4 muaj, por 1 apo 2 duke hequr dorë nga ndonjë turne sepse është e pamundur t’i luash të gjithë-tha tenisti spanjoll. 

KRITIKAT NDAJ KALENDARIT— Tabelë qitjeje e Alcaraz është bërë kalendari i cili sipas kampionit në fuqi të US Open po bëhet i papërballueshëm. 

‘Po shtojnë gjithnjë e më shumë turne të rëndësishëm që në një kuptim, po na shtyjnë t’i luajmë. Sigurisht mund të themi jo dhe të tërhiqesh nga një apo dy të tillë dhe të vendosësh për kalendarin tënd, por janë Turnetë Masters, ato Grand Slam dhe kështu përfundojmë duke luajtur për 40 javë nëse do të duhet të zhvillojmë të gjithë turnetë e detyrueshëm të kërkuara nga ATP. Është e pamundur’-vijoi Alcaraz

NDESHJA ME FARIA— Ndërkaq në Neë York ndeshja me Farian ishte një test i rëndësishëm për Alcaraz edhe në planin fizik. Portugezi fitoi setin e parë përpara se të dorëzohej te tre setet e tjerë. Spanjolli do të donte një ndeshje më të shpejtë, por në fund arriti të gjejë motivin për të buzëqeshur.

‘Të luaja 4 sete ishte me të vërtetë pozitive për mua, për t’u vënë në provë në aspektin fizik, për të kuptuar si është trupi im dhe për të parë sesi do të ndihem neser-shtoi Alcaraz-godita në forehand lirshëm dhe pa menduar për kyçin e dorës. Në këtë moment ndihem shumë mirë. Nuk ka asnjë motiv për të pasur frikë apo për të mos gjuajtur topin normalisht’.

Top Channel