Mbyllja e dritares së transferimeve të verës duket se ka ardhur me lajme jashtëzakonisht pozitive për Armando Brojën, i cili pas një periudhe të mbushur me luhatje, më në fund shikon dritë në fund të tunelit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të vazhdojë aventurën e tij me Burnleyn në Championship, por dinamikat e fundit të merkatos i kanë hapur një rrugë shumë të qartë drejt formacionit bazë.

Në orët e fundit të tregut të transferimeve, Burnley mori vendimin e rëndësishëm për të shitur sulmuesin e tyre kryesor, Flemming, duke e transferuar atë tek Ipswich në Premier Ligë.

Ajo që e bën këtë lëvizje edhe më të favorshme për Brojën është fakti se drejtuesit e klubit vendosën të mos afronin asnjë zëvendësues tjetër në atë rol gjatë atyre orëve kritike. Kështu, trajneri do të duhet të mbështetet kryesisht te Broja dhe Zeki Amduni si të vetmet opsione reale për numrin 9.

Kjo situatë i ofron 22-vjeçarit një garanci për minutazh të rregullt dhe mundësinë ideale për të lënë pas dëmtimet e për t’u rikthyer në formën e tij shpërthyese, të paktën deri në merkaton e janarit.

Top Channel