“Fajtor është ai që i ka publikuar”/ Videot intime të personave publikë, Aldor Nini: Deri tani viktima janë personat që shfaqen në regjistrime Rreth 100 persona janë paraqitur gjatë tre ditëve të fundit në spitalin e Fushë-Arrëzit me simptoma të ngjashme gastroenteriti, ndërsa banorët ngrenë dyshime për ujin e pijshëm.
Mjeku Nikolin Bardhoku bën me dije se pacientët kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, dhimbje barku dhe nauze.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, pacientët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe, pas trajtimit, janë rikthyer në banesat e tyre.
Ndërkohë, shqetësimi është ngritur nga banorët e zonës, të cilët dyshojnë se shkak mund të jetë uji i pijshëm.
Për situatën është njoftuar Drejtoria e Shëndetit Publik, si dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Autoritetet kanë marrë mostra të ujit të pijshëm, të cilat pritet t’i nënshtrohen analizave për të përcaktuar nëse ekziston ndonjë problem me cilësinë e ujit.
Deri në daljen e rezultateve të analizave, shkaku i saktë i simptomave nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Top Channel