Dyshohet se ka transportuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës Katër shtetas gjermanë janë evakuuar në kohë nga një mjet lundrues që u përfshi nga flakët, në zonën e “Pemës së Thatë” në Ksamil.
Ndërhyrja e shpejtë e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare bëri të mundur nxjerrjen e tyre të sigurt në breg, ndërsa fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk pësoi dëmtime.
Njoftimi i policisë:
Ksamil/Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, ndërhyrje në kohë për të ndihmuar 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët.
Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, në Ksamil, një mjet lundrues ishte përfshirë nga flakët në pjesën e brendshme të tij, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat ndodheshin në zonë, janë nisur drejt vendngjarjes.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të Policisë, u lokalizua mjeti lundrues dhe 4 shtetasit gjermanë që ndodheshin në bordin e tij u evakuuan dhe u transportuan me mjetin e Policisë, drejt bregut. 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime fizike.
Ata falënderuan punonjësit e Policisë që ndërhynë në kohë për t’i ndihmuar.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel