Pengesë burokratike për Bajramin, klubi saudit nuk arrin ta federojë në Ligën e Kampioneve të Azisë për shkak të rregullave financiare
Ndryshe nga logjika e zakonshme e merkatos, ku lojtarët kërkojnë me çdo kusht ekipe që u garantojnë praninë në fushë, Anis Mehmeti ka marrë një vendim tejet të guximshëm dhe po aq të rrezikshëm për të ardhmen e tij sportive.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka refuzuar çdo mundësi për t’u larguar nga Ipswich Town në ditën e fundit të merkatos, pavarësisht se trajneri Gary O’Neil e ka lënë rregullisht jashtë planeve të tij në startin e këtij sezoni në Premier League.
Ofertat për huazim apo transferim të përhershëm nga klube të njohura të Championship nuk munguan dhe i ofronin një ambient të mirë për të luajtur rregullisht, por Mehmeti ka vendosur të qëndrojë dhe të luftojë për të fituar një vend mes më të mirëve.
Megjithatë, ky është një “bast” i vërtetë, pasi Ipswich, pas afrimeve të fundit, numëron më shumë se 25 lojtarë të gatshëm, limit ky maksimal për regjistrimin e skuadrës në kampionat.
Nëse Mehmeti mbetet jashtë listës zyrtare të regjistrimit, ai rrezikon të përfundojë si një “tifoz me pagesë”, i detyruar të qëndrojë pa luajtur futboll kompetitiv për disa muaj me radhë, diçka që do ta dëmtonte rëndë karrierën e tij.
Top Channel