Zgjidhet pas 30 vitesh misteri i vrasjes së Tupac, ish kreu i një bande kriminale shpallet fajtor për ekzekutimin e ikonës së Rap-it në Las Vegas
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York, pasi dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike pas një sulmi me thikë.
Autorja e dyshuar e sulmit është një 49-vjeçarje, e cila dyshohet se sulmoi me thikë dy persona brenda rreth 20 sekondash.
Sipas informacioneve paraprake, fillimisht ajo goditi me thikë në bark një 68-vjeçar, teksa ai po dilte nga një stacion metroje dhe po priste të kalonte rrugën. Më pas, ajo sulmoi fatalisht një 32-vjeçare, duke e goditur gjithashtu në bark.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në një prej zonave më të frekuentuara të New York-ut.
Pas sulmit, autorja u drejtua drejt një zone ku ndodhet një nënstacion i Departamentit të Policisë së New York-ut (NYPD). Efektivët e policisë e vunë re teksa mbante dhe tundte thikën në drejtim të tyre.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike, ndërsa dhjetëra kalimtarë ndodheshin pranë vendngjarjes. Në video, gruaja, e veshur me një bluzë rozë, xhinse dhe një çantë, shihet duke mbajtur thikën dhe duke iu afruar efektivëve.
Fillimisht, policia tentoi ta neutralizonte duke përdorur një armë elektrike. Megjithatë, sipas autoriteteve, gruaja hoqi elektrodat dhe vijoi përballjen me efektivët.
Kur ajo nisi të lëvizte në drejtim të policëve duke mbajtur thikën të drejtuar nga ata, një prej efektivëve hapi zjarr.
Menjëherë pas të shtënave, efektivët iu afruan gruas për t’i dhënë ndihmën e parë.
Shefja e Policisë së New York-ut, Jessica Tisch, deklaroi se efektivët kishin komunikuar me gruan për rreth katër minuta dhe i kishin dhënë urdhra për të hedhur thikën, por ajo kishte refuzuar.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e sulmit.
Top Channel