Gjermani/ Çmimet në gusht u shtrenjtuan: Po paguajmë “për të gjithë periudhën e fundit Mojtaba Khamenei, ka ashpërsuar gjuhën ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke i cilësuar ato si “armiq të të gjithë komunitetit mysliman”.
Në një mesazh të publikuar me rastin e Javës së Unitetit Islamik, lideri Suprem i Iranit deklaroi se këto dy vende nuk janë vetëm kundërshtare të Republikës Islamike të Iranit, por janë armiqësore ndaj të gjithë “myslimanëve”.
Sipas mediave iraniane, përfshirë agjencinë Tasnim dhe Press TV, Khamenei u bëri thirrje vendeve myslimane në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi që të mos i bashkohen sanksioneve amerikane ndaj Iranit. Ai i akuzoi Uashingtonin dhe Izraelin se kanë për qëllim të ushtrojnë presion ndaj vendeve të botës islame, duke përfshirë edhe shtetet që konsiderohen aleate të tyre.
“Armiqësia nuk kufizohet vetëm te Irani”, deklaroi Khamenei, duke iu referuar edhe komenteve të mëparshme të liderëve amerikanë dhe izraelitë ndaj disa udhëheqësve të vendeve islamike. Në mesazhin e tij, udhëheqësi iranian u bëri thirrje myslimanëve në mbarë botën të ruajnë unitetin dhe solidaritetin, duke iu referuar edhe një parimi kuranor për qëndrueshmërinë ndaj kundërshtarëve dhe mëshirën mes besimtarëve.
Java e Unitetit Islamik u krijua në vitin 1981 nga udhëheqësi i parë Suprem i Iranit, Ruhollah Khomeini, me synimin për të nxitur afrimin dhe solidaritetin mes myslimanëve sunitë dhe shiitë.
Sot, myslimanët përbëjnë rreth 1.9 miliardë njerëz në mbarë botën, ose afërsisht një të katërtën e popullsisë globale.
Top Channel