Musk kundër përdorimit të Starlink për sulme në Rusi, kërkon fundin e luftës, jo përshkallëzimin

01/09/2026 12:00

Elon Musk mbetet kundër përdorimit të Starlink nga Ukraina për sulme ushtarake thellë brenda territorit rus, sipas burimeve të cituara nga “Kyiv Independent”.

Kievi kërkon akses në teknologjinë e SpaceX për të forcuar operacionet me dronë dhe për të goditur objektiva ushtarake, përfshirë lëshuesit e raketave balistike ruse.

Çështja është diskutuar edhe mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump, por deri tani nuk është arritur një marrëveshje. Sipas burimeve, Musk beson se një përdorim i tillë i Starlink do të përshkallëzonte konfliktin dhe nuk do të ndihmonte në arritjen e paqes.

Bisedimet mes Musk dhe ish-ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, raportohet se nuk kanë sjellë rezultat. Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse vendimi përfundimtar i takon SpaceX apo administratës amerikane.

Ukraina e konsideron Starlink një komponent të rëndësishëm për operacionet me dronë dhe synon ta përdorë teknologjinë edhe për goditjen e sistemeve ruse të raketave balistike.

Top Channel