Kosova, tjetër moment historik në ‘Taranto 2026’, sportisti i karatesë Islam Selmani i dhuron medaljen e dytë të artë
Peshëngritja i dhuroi një tjetër medalje Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare dhe ajo erdhi pikërisht nga Enkileda Carja e cila fitoi medaljen e bronztë në kategorinë e peshës deri në 69 kg.
Peshëngritësja shqiptare u rendit në vendin e tretë në stilin e shkëputjes me 100 kg të ngritura që i mjaftoi asaj për t’u ngjitur në podium. Calja kaloi me sukses 2 provat e para në garimin e saj që e nisi me 98 kg, ndërsa në provën e tretë ajo tentoi të ngrejë peshën 103 kg për të fituar medaljen e artë, por nuk ia doli dot mbanë dhe kështu u mjaftua me medaljen e bronztë, ndërkohë që medaljen e artë e fitoi Giulia Miserendino, ndërsa të argjendtën, Fathi Taha Abdeltaëëab
Ndërsa në stilin e shkëputjes, Carja nuk mundi dot të bëjë më mirë se vendi i 7 teksa e mbylli garimin me 116 kg të ngritur në provën e parë. Peshëngritësja kuqezi për fat të keq nuk mundi dot të kalojë provat e tjera duke mbetur larg zonës së medaljeve në këtë stil.
Nuk arriti dot Erkand Qerimaj të hyjë në zonën e medaljeve në Taranto 2026. Peshëngritësi shkodran garoi në kategorinë e peshës deri në 85 kg duke u renditur në vendin e pestë në stilin e shkëputjes me 151 kg të ngritur që në provën e parë, ndërkohë që nuk ia doli dot të kalojë 2 të tjerat. Ndërsa në shtytje Erkand Qerimaj u rendit në vendin e katërt me 187 kg të ngritur në provën e dytë, ndërkohë që edhe të parën me 181 kg e kishte kaluar me sukses. Në provën e tretë Qerimaj tentoi të ngrejë 192 kg që do t’i jepte medaljen e bronztë në këtë stil, por nuk ia doli dot.

Top Channel