Bëri Shqipërinë krenare, por ‘shpërthen’ pas medaljes/ Calja për Top Channel: Nuk i hiqet trajneri kampionit të Botës, federatë qesharake
Bastet dhe tenisi; dy botë që në dukje janë larg, por që në realitet janë më pranë se kurrë për shkak të qindra platformave të basteve dhe përsonave të shumtë që i vënën ato dhe që janë të pranishëm gjatë ndeshjeve në tentativë për t’i drejtuar te rezultati në favorin e tyre me çdo kusht.
Tema është delikate dhe kthehet në qendër të vëmendjes pas një rrëfimi shokues të Matteo Berrettinit në konferencën e tij për shtyp pas fitores ndaj Stanislav Wawrinka në raundin e parë të US Open.
‘Duhet të mbrojmë lojtarët për të krijuar një ambient të sigurt-tha tenisti italian-nëse nuk gaboj, në Indian ëells një teniste italiane ka marrë mesazhe, siç i ndodhi edhe vëllait tim. Në Roland Garros mori mesazhe në telefon me kërcënime për familjen time dhe gjëra të këtij lloji. Do të duhet të krijojmë një strukturë më të fortë, ndoshta një komitet, për të mbrojtur lojtarët’.
Një prej episodeve për të cilin foli Berrettini është ai i turneut të dytë Grand Slam të vitit në fund të majit dhe fillim të qershorit, ndërsa akoma më herët në mars të këtij viti u regjistrua episodi me protagonisten italiane Lucrezia Stefanini. Gjatë ndeshjeve kualifikuese të Indian ëells, 28 vjeçarja mori kërcënime me vdekje në ëhatsapp me autorët e mesazhit që i kërkuan të humbiste ndeshjen. I dërguan një foton e një pistolete me emrin e prindërve dhe vendit ku ajo ka lindur
WTA i shtoi masat e sigurisë dhe e shoqëroi deri në makinë pas ndeshjes. Lucrezia më pas zbriti rregullisht në fushë dhe luftoi deri në fund në sfidën ndaj Victoria Jimenez Kasintseva, duke humbur vetëm në fundin e setit të tretë.
Por përpara saj, në shkurt të 2026 ishte rasti i fyerjeve në rrjetet sociale për Mattia Bellucci pas humbjes në Delray Beach ndaj Miomir Kecmanovic. Në 2024. Martina Trevisan denoncoi faktin se bastvënësit e mallkonin me vdekje dhe sëmundje pas një humbjeje në Bastad në kualifikuese; fyerje, kërcënime, sulme homofove dhe mallkime me vdekje/sëmundje për familjarët e saj duke shpjeguae se zanafilla e gjithçkaje ishin bastet te ndeshjet e saj.
Berrettini e rinisi këtë diskutim duke nënvizuar se sidomos në ndeshjet e turneve Challenger mund të ketë episode të pakëndshme me publikun të pranishëm në stadium. ‘Nuk është e lehtë të thuash: ti mund të hysh e ti jo, sepse nuk e di se si do të sillen-vijoi Berrettini-por diçka duhet bërë’
Dhe në fund, tenisti italian e mbylli diskutimin e tij me një reflektim të përgjithshëm për vënien e basteve, pa hipokrizi.
‘Nëse bëhet në mënyrën e duhur, menaxhohet në mënyrë të kontrolluar dhe pa degjenerimin e lojës të lidhur me bastet, mund të jetë edhe argëtuese-tha Berrettini-mua nuk më pëlqejnë Kazinotë, por besoj se është pjesë e sportit tonë, në mos gaboj shumë para në turnetë tona vijnë prej tyre’.
Top Channel