Dhunimi i kamarierit 18-vjeçar/ “Rrahje e rëndomtë mes të rinjsh”, avokatët justifikojnë të arrestuarit: Kallashnikovi mbahej që prej ’97-ës, donte ta hidhte në përrua Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se dokumentet e dorëzuara për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndodhen ende në ambasadën amerikane dhe se nuk ka marrë asnjë njoftim lidhur me pasaportën e tij.
I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, nëse e kishte tërhequr pasaportën nga ambasada dhe nëse kishte planifikuar takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Berisha tha se deri më tani nuk ka planifikuar asnjë takim.
“Mazhoranca ka shpërndarë dhe po shpërndan 1 miliardë e gjysmë euro për hajdutët e saj lokalë në kundërshtim flagrant me ligjin elektoral.
PD po përgatitet të paraqesë para shqiptarëve kandidatët më të mirë që ata kanë pasur ndonjëherë.
A do i keni brenda shtatorit?
Sali Berisha: Sigurisht që kjo është periudha në të cilën veprimtaritë dhe përkushtimet kryesore janë për fushatën elektorale”, deklaroi Berisha.
Deklarata vjen pasi Berisha ka bërë publike dy ditë më parë për vizitën e tij drejt SHBA-së.
Sipas asaj që deklaroi sot, destinacioni i parashikuar është Teksasi, ku synon të marrë pjesë në një konferencë të republikanëve amerikanë si pjesë e një delegacioni të Unionit Demokratik Ndërkombëtar, ndërsa mohoi të ketë të planifikuara takime në Departamentin e Shtetit.
Top Channel