‘Rruga Mohamed Salah’/ Bashkia e Trabzonit do të nderojë yllin egjiptian të futbollit
Augsburg ka arritur marrëveshjen me Bayern Munich për transferimin e talentit Arijon Ibrahimoviç, raporton gazetari i njohur i merkatos Fabrizio Romano.
Sipas informacionit të tij, marrëveshja është finalizuar dhe lojtari do të kalojë te Augsburg në formën e huazimit me opsion blerjeje.
“Here we go”, ka shkruar Romano, duke konfirmuar se klubet kanë gjetur akordin dhe se vizitat mjekësore të Ibrahimoviç ishin planifikuar për pasditen e sotme.
🚨🔴⚪️ EXCLUSIVE: Augsburg agree deal to sign Arijon Ibrahimović from FC Bayern, here we go!
Loan deal with buy option clause agreed today, medical in the afternoon. pic.twitter.com/uvleCIqokt
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 31, 2026
Ibrahimoviç, i cili është pjesë e akademisë së Bayern Munich, konsiderohet një prej talenteve interesantë të klubit bavarez. Kalimi te Augsburg shihet si një mundësi për 20-vjeçarin që të fitojë më shumë minuta dhe përvojë në nivelin e lartë të futbollit gjerman.
Nëse klubi i ri vendos të aktivizojë opsionin e blerjes, Augsburg mund ta bëjë përfundimisht pjesë të skuadrës së tij në sezonet e ardhshme.
Top Channel