Java e dytë e Superiores ka dhuruar tre ndeshje deri tani, me Teutën që ka marrë fitoren e parë të sezonit dhe ka ndryshuar ndjeshëm situatën në tabelë.
Pas triumfit 3-1 ndaj Tiranës, Teuta shkon në kuotën e 4 pikëve, duke iu bashkuar Laçit në krye të renditjes. Durrsakët kanë një golavarazh më të mirë dhe aktualisht pozicionohen në vendin e parë.
Laçi, nga ana tjetër, siguroi fitoren e parë të sezonit duke mposhtur Partizanin 2-1, pas barazimit 1-1 me AF Elbasanin në javën hapëse.
Në zonën e sipërme ndodhen gjithashtu Egnatia dhe Vora me nga 3 pikë, por të dyja skuadrat ende nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e tyre të javës së dytë.
Tirana mbetet pa pikë, ndërsa bardheblutë janë në situatën më të vështirë, pasi kanë humbur të dyja ndeshjet e para të kampionatit.
RENDITJA:

Top Channel