E dija që e kishte mendjen te paratë!/ Michel Platini “masakron” Gianni Infantinon: Ata janë thjesht burokratë të çmendur
Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e dytë të kampionatit shqiptar, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 3-1 në stadiumin “Niko Dovana”.
Ndeshja nisi me një situatë të pazakontë, pasi në minutat e para u ndërpre energjia elektrike dhe stadiumi mbeti në errësirë. Ndërsa pritej rikthimi i ndriçimit, tifogrupi “Djemtë e Detit” ndezi flakadanët në tribuna, duke krijuar një atmosferë spektakolare në stadium.
Pas rikthimit të dritave, loja vazhdoi dhe Tirana ishte ajo që kaloi e para në avantazh. Bardheblutë fituan një penallti në minutën e 11-të, pas një ndërhyrjeje në zonë, ndërsa Kish u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe shënoi për 0-1.
Teuta reagoi në pjesën e dytë dhe ndryshoi tërësisht rrjedhën e takimit. Në minutën e 66-të, Zhongo barazoi me kokë pas një goditjeje nga këndi.
Vendasit vijuan presionin dhe në minutën e 79-të përmbysën rezultatin. Boçi mori topin në krahun e majtë, shmangu një kundërshtar dhe me një goditje të saktë mposhti portierin Bekaj.
Vetëm pesë minuta më vonë erdhi edhe goli i tretë. Umeijego goditi me kokë pas një krosimi në zonë, duke vulosur fitoren 3-1 të Teutës.
Kjo ishte fitorja e parë e Edlir Tetovës në krye të Teutës, që pas dy javëve të para të kampionatit shkon në kuotën e 4 pikëve.
Në krahun tjetër, Tirana pëson humbjen e dytë radhazi dhe vijon kampionatin me 0 pikë.
REZULTATI:
TEUTA 3-1 TIRANA
66’ Zhongo, 79’ Boçi, 84′ Umejiego / 13’ (P) Kish
Top Channel