Përmbytjet katastrofike në Nepal-Tibet, vajza 6-vjeçare shpëtohet pas 60 orësh nën rrënoja

30/08/2026 09:29

Një vajzë 6-vjeçare është shpëtuar e gjallë pasi kishte qëndruar rreth 60 orë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Timure, Nepal.

Manisha Tamang u gjet nga efektivët e Forcës së Policisë së Armatosur të Nepalit, të cilët dëgjuan britmat e saj nën rrënoja. Vajza u nxor e gjallë nga ndërtesa e shembur të premten, ndërsa momenti i shpëtimit u filmua nga efektivët.

Në pamjet e publikuara, Manisha shihet teksa nxirret nga rrënojat dhe më pas ushqehet nga efektivët, ndërsa po merr veten pas orëve të gjata të kaluara e bllokuar.

Shpëtimi i saj vjen pas një operacioni të vështirë kërkimi, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën për të gjetur persona të tjerë që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Top Channel