Video/ Nelson Hysa “shkatërron” norvegjezin Narmo në vetëm dy raunde, kërkon përballjen me kampionët. Futet mes tifozëve dhe sfidon rivalin
Fama nuk ka qenë kurrë objektivi i Roger Federer që mbrëmjen e së shtunës hyri në Hall of Fame të tenisit në Newport. ‘Këtë vend e quajnë Hall of Fame’, por fama nuk ka qenë kurrë objektivi im. Doja vetëm të kaloja jetë duke bërë atë që dua, me personat që e donin tenisin po aq sa edhe unë’-ishin fjalët e fituesit të 20 titujve Gran Slam
Ai që u ngjit në skenën e Hall of Fame ishte një Roger Federer më autentik se kurrë, që preket, bën shaka, ndërpret fjalën dhe e rimerr më pas. Dhe për të paktën një herë në karrierën e tij rrëfehet përmes shifrave më pak të njohura nga ato që jemi mësuar të shohim. ‘Kam vendosur në kokë mbi 5000 shirita flokësh, më shumë se Borg dhe McEnroe të marrë së bashku’-tregon Federer që më pas kaloi te çorapet-kam veshur më shumë se 7000. Vishja 2 palë njëherësh. Një herë në raundin e parë në ëimbledon isha kaq shumë në ankth sa vesha 3 palë’
Më pas Federer nuk harroi të përmendë as raketat teksa tha: ‘Besoj se kam bërë rreth 10 mijë të tilla në 25 vjet’. Një bilanc ironik dhe i detajuar për të shpjeguar një jetë të kaluar në fushën e lojës pa folur thuajse kurrë për 20 titujt Grand Slam, 310 javët si numri 1 i botës, për 103 titujt
Hall of Fane për të është në zemër, ku janë edhe personat që e kanë shoqëruar. ‘Janë Pierre Paganini dhe të gjithë trajnerët e mi, edhe ata që nuk jetojnë më’-thotë Federer. Janë Peter Carter e Peter Lundgren, Paul Annacone, Tony Roche, Ivan Ljubicic, Severin Luthi. E sidomos është Stefan Edberg, idhulli që më pas u bë trajneri i zviceranit. ‘Kam qenë me fat që kam pasur përkrah një hero të fëmijërisë’-ishin fjalët e Federer.
Por momenti më intensiv është ai kur duhet të flasë për Mirkën, gjysmën e tij të ëmbël dhe këtu shfaqen lotët; ka qenë pikërisht ajo, bashkëshortja që rrallë ekzpozohet dhe që gjatë gjithë karrierës ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes, ajo që e prezantoi. Mirka mori fjalën duke treguar një Federer në privat, Rogerin ‘e saj’ që publiku nuk e shikon. Kujton momentin kur u takuan në Lojërat Olimpike të Sydney 2000 dhe ai nuk kishte ende asnjë titull të fituar në turnetë ATP. ‘Zero’-nënvizoi ai përpara se të kujtojë me krenari-duke vështruar pas në kohë, mendoj se kam qenë aty për të 103 titujt që erdhën më pas’.
Dhe më pas del në dritë historia që i përket mitologjisë së Roger dhe Mirkës ku përfshihet dhe Andy Roddick. Në fillimin e karrierës, ajo e ndihmonte në nxemjet përpara ndeshjeve. Pas finales së Cincinnatit, të humbur kundrejt Federer, Roddick duke parë Mirkën përkrah zviceranit tha me tone shakaje: ‘Nuk mund ta besoj se humba ndaj një tipi që e bën nxemjen me të fejuarën’. Një frazë që ka mbetur në kujtesën e të dyve, aq sa Mirka e riktheu në Hall of Fame me Roddick të pranishëm dhe i vënë jo pak në siklet. Federer, dëgjoi, buzëqeshi dhe më pas i takoi atij të flasë. ‘Oh Zot i madh, tani vjen pjesa për Mirkën. Është një katastrofë’ dhe më pas thotë me shaka: ‘Kam nevojë për shami dhe syze dielli për gjithçka për t’u mbrojtur’. Por nuk mjafton.
‘Mirka është bashkëshortja ime, që është eufemizmi më i madh që mund të përdoret, sepse ka qenë edhe trajnerja, shoqëruesja ime në stërvitje përpara ndeshjes, realiteti im-ishin fjalët e Federer-dhe madje dhe stilistja ime. kisha shumë nevojë atëherë’
Por më pas fjalët bëhen më të ëmbla dhe më intensive.
‘Mirka është personi që më ka mësuar më shumë që të jem i përqendruar te tenisi dhe të gjej gëzimin në gjithçka tjetër-tha Federer-unë dhe ajo kapemi për dore dhe vrapojmë përmes mureve’.
Perfekt, elegant dhe shumë i këndshëm edhe si bashkëshort, Roger Federer, një njeri për Hall of Fame.
Top Channel