Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve
Një takim special u regjistrua në “Stamford Bridge”, ku dy prej trajnerëve më të njohur që kanë drejtuar Chelsea-n, Thomas Tuchel dhe Carlo Ancelotti, u shfaqën së bashku në tribunë për të ndjekur nga afër fitoren 4-3 të “Bluve” ndaj Brighton.
Tuchel dhe Ancelotti u ulën krah për krah, duke ndjekur spektaklin në Londrën Perëndimore. Prania e dy ish-trajnerëve të Chelsea-t nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët, duke shkaktuar menjëherë diskutime në stadium dhe në rrjetet sociale.
Thomas Tuchel është trajneri që udhëhoqi Chelsea-n drejt triumfit në Champions League në vitin 2021, ndërsa Carlo Ancelotti la gjurmë të paharrueshme në klub duke fituar dopietën Premier League–FA Cup në sezonin 2009/10.
Të dy trajnerët patën periudha relativisht të shkurtra në stolin e Chelsea-t, por arritjet e tyre i kanë bërë pjesë të historisë së klubit.
As Tuchel dhe as Ancelotti nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim publik për praninë e tyre në “Stamford Bridge”, ndërsa as Chelsea nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar.
Megjithatë, një arsye e mundshme lidhet me detyrat e tyre aktuale. Tuchel drejton kombëtaren e Anglisë, ndërsa Ancelotti është në krye të Brazilit, ndaj prania e tyre mund të ketë qenë e lidhur edhe me vëzhgimin e futbollistëve të rëndësishëm.
Në fushë ishin emra si Cole Palmer dhe Joao Pedro, të cilët mund të kenë tërhequr vëmendjen e dy trajnerëve.
Top Channel