Real Madrid “shkatërron” Malagën në Bernabeu, spektakël me 4 gola! Bellingham dhe Mbappe ndezin mbrëmjen
Atlético Madrid po hyn në ditët e fundit të merkatos me një situatë të nxehtë në repartin ofensiv.
Klubi madrilen nuk dëshiron të heqë dorë nga Julian Alvarez, ndërsa një tjetër sulmues, Alexander Sorloth, mund të largohet nga “Los Colchoneros”.
Sipas raportimeve të fundit, Sorloth i është ofruar Manchester United, i cili po shqyrton mundësinë e transferimit të norvegjezit përpara mbylljes së merkatos. Atletico raportohet se do të ishte gati të pranojë një ofertë rreth 30 milionë paund.
Në të njëjtën kohë, klubi spanjoll po punon për të përforcuar sulmin. Atlético ka shfaqur interes për Jonathan David dhe situata e Sorloth mund të lidhet drejtpërdrejt me këtë lëvizje. Raportimet e fundit bëjnë me dije se madrilenët kanë kontaktuar Juventusin për sulmuesin kanadez.
Kjo do të thotë se Atletico po përgatit një ndryshim në repartin ofensiv, por pa e bërë Julian Alvarez pjesë të kësaj lëvizjeje. Argjentinasi mbetet një prej emrave kryesorë të skuadrës, pavarësisht pasigurive të raportuara rreth së ardhmes së tij.
Ndërkohë, Sorloth është kthyer në një objektiv konkret për Manchester United dhe Juventusin, me klubin anglez që po e konsideron si një opsion tërheqës për përforcimin e sulmit në ditët e fundit të merkatos.
Top Channel