Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve
Arsenali duket se ka nisur një revolucion të vërtetë në repartin ofensiv.
Pas marrëveshjes për largimin e Gabriel Jesus drejt Barcelonës, një tjetër sulmues brazilian pritet të largohet nga “Topçinjtë”.
Bëhet fjalë për Gabriel Martinellin, i cili është shumë pranë transferimit në Arabinë Saudite.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Martinelli ka arritur marrëveshje verbale me Al Hilal, ndërsa palët po finalizojnë një transferim që mund të kapë vlerën e mbi 65 milionë eurove, përfshirë bonuset.
Sulmuesi brazilian pritet të marrë leje nga Arsenali për të udhëtuar brenda 24 orëve të ardhshme, ndërsa në horizont është një kontratë afatgjatë me klubin saudit.
Kjo lëvizje vjen menjëherë pas zhvillimeve për Gabriel Jesus, i cili është pranë kalimit te Barcelona, duke bërë që Arsenali të humbasë në të njëjtën periudhë dy prej sulmuesve brazilianë të skuadrës.
Top Channel