E papritur/ UEFA nis hetimin për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, rivali në Champions e akuzoi për racizëm
Armend Muslika vazhdon formën e shkëlqyer me Tottenham U18, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës.
Talenti shqiptar i dha avantazhin Tottenhamit ndaj Birmingham City që në minutën e 3-të, duke shënuar një tjetër gol për skuadrën londineze.
Our U18s lead after just 3️⃣ minutes against Birmingham City, with Armend Muslika scoring his third goal of the season.
Watch on SPURSPLAY ⤵️
📺 https://t.co/smwtYj6m5X pic.twitter.com/UEKuNgHW8e
— Tottenham Hotspur Academy (@Spurs_Academy) August 29, 2026
Ky ishte goli i tretë i Muslikës në dy ndeshjet e fundit, një tregues i momentit të mirë që po kalon sulmuesi shqiptar te grupmoshat e Tottenhamit.
Muslika ka marrë një shtysë të rëndësishme në karrierën e tij gjatë kësaj vere, pasi vetëm pak javë më parë firmosi kontratën e tij të parë profesionale me Tottenhamin.
Paraqitjet e fundit janë një tjetër sinjal pozitiv për talentin shqiptar, i cili po tregon se mund të jetë një emër për t’u mbajtur në vëmendje në akademinë e klubit anglez, por edhe për ekipin Kombëtar shqiptar.
Top Channel