Liverpool ngec sërish, Reds-at barazojnë mes vuajtjesh në shtëpi përballë Nottingham-it
Tottenham vijon të zhgënjejë në startin e sezonit. Skuadra e drejtuar nga Roberto De Zerbi u mposht 0-2 në shtëpi nga Newcastle, duke regjistruar humbjen e dytë radhazi në kampionat.
Pas një pjese të parë pa gola, Newcastle e zhbllokoi takimin në minutën e 62-të me Anthony Elanga. Yoane Wissa vulosi fitoren e miqve në minutën e 72-të, duke i dhënë Tottenhamit një tjetër goditje.
Pavarësisht investimit prej rreth 300 milionë eurosh në merkaton e verës, Tottenham nuk po arrin të japë sinjalet e pritshme. Skuadra e De Zerbit duket ende larg pritshmërive, ndërsa dy humbjet radhazi ngrenë pikëpyetje të mëdha për projektin e ri.
Në një ndeshje ku pritej reagimi pas humbjes së mëparshme, “Spurs” dolën sërish pa pikë dhe pa mundur të shënojnë, duke e nisur në mënyrën më zhgënjyese sezonin.
Top Channel