“Kjo protestë s’ka dhe s’do të ketë asnjë drejtues”/ Dita e 91-të e tubimit në Tiranë, Dritan Goxhaj i përgjigjet Alfred Cakos
29/08/2026 21:42
Tubimi në Tiranë ka hyrë në ditën e 91-të, ndërsa protestuesit vijojnë marshimin e tyre kundër klasave politike.
Në podiumin e vendosur në Kryeministri, ata kanë mbajtur fjalime, teksa bëjnë dhe thirrje për revolucion.
Ndërkohë, një nga nismëtarët e protestës, Dritan Goxhaj, i është përgjigjur deklaratës së Alfred Cakos, i cili u shpreh se protesta duhet të ketë dikë në krye.
“Kjo protestë s’ka dhe s’do të ketë asnjë drejtues”, u shpreh Goxhaj në fjalimin e tij në podium.
Pas fjalimeve, ata vijuan programin e tyre, duke marshuar në rrugët e kryeqytetit.
Top Channel