Cristian Shpendi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e dytë në dy ndeshjet e para të sezonit.

Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 36-të të transfertës ndaj Entellës, duke kaluar Cesenën në avantazh.

Ky ishte edhe goli i lamtumirës për Shpendin me fanellën e Cesenës, pasi transferimi i tij te Cremonese tashmë duket i arritur.

Shpendi, i cili ishte ndër protagonistët kryesorë të Cesenës në sezonet e fundit, largohet kështu në mënyrën më të mirë të mundshme, me dy gola në dy sfidat e para të këtij edicioni.

Top Channel