Java e dytë e Superiores ka prodhuar ndryshime në kreun e renditjes, pas dy ndeshjeve të zhvilluara sot.

Laçi është skuadra që përfiton më shumë, pasi triumfi 2-1 ndaj Partizanit e ngjit përkohësisht në vendin e parë. Kurbinasit zhvilluan një ndeshje të fortë dhe arritën të ruanin avantazhin deri në fund, pavarësisht golit të vonë të të kuqve.

Në sfidën tjetër, Elbasani dhe Vllaznia u ndanë në barazim 1-1.

Shkodranët kaluan të parët në avantazh, ndërsa vendasit barazuan në pjesën e dytë. Në fund pati edhe momente tensioni, pasi Vllaznia realizoi, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.

Me rezultatet e sotme, Laçi merr përkohësisht kreun e renditjes, ndërsa Elbasani dhe Vllaznia mbeten me nga dy pikë pas dy javëve të para.

RENDITJA:

Top Channel