Edon Zhegrova mund të jetë një nga emrat e radhës që do të transferohet në futbollin saudit.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, sulmuesi anësor nga Kosova është i hapur ndaj një transferimi te Al Ittihad dhe ideja e një aventure të tillë duket se e josh.

Romano raporton se Zhegrova është pjesë e një liste të shkurtër me tre kandidatë që klubi saudit po shqyrton për përforcimin e krahut të sulmit.

Ndërkohë, situata e tij duket më e qartë sa i përket një tjetër piste. Zhegrova nuk i ka mbyllur derën një transferimi te Al Ittihad, ndërsa sipas raportimit të Romanos, ai ka refuzuar Atalantën.

Kështu, klubi saudit shihet aktualisht si një mundësi e pëlqyer nga lojtari, ndërsa mbetet për t’u parë nëse interesi do të konkretizohet me një ofertë zyrtare dhe marrëveshje mes palëve.

Top Channel