Formula 1/ Norris i përgjigjet Verstappen, rinovon me McLaren deri në vitin 2030
Marco Bezzecchi bën një paraqitje të jashtëzakonshme në provat kualifikuese të Çmimit të Madh të Aragon në Botërorin e MotoGP.
Piloti italian i Aprilias fitoi pole position në tokën spanjolle duke e përshkuar pistën e Motorland të Alcaniz me kohën rekord prej 1 minutë, 44 sekonda e 962 të mijtat. Një kohë kjo që dorëzoi edhe të zotin e shtëpisë, Marc Marquez që me Ducatin e tij u detyrua të kënaqej me vendin e dytë me vetëm 89 të mijtat më shumë se piloti italian.
Ai që plotëson vijën e parë të startit është pikërisht vëllai i vogël i kampionit të botës, Alex Marquez që shënoi kohën e tretë më të mirë me 299 të mijtat më shumë se Bezzecchi. Në vijën e dytë të startit të garës do të jenë Raul Fernandez me Aprilia Trackhouse, shoku i tij i skuadrës dhe njëkohësisht lideri i botërorit, Jorge Martin dhe Pedro Acosta që u bë viktimë e një rrëshqitjeje, të pozicionuar respektivisht në vendin e 4, të 5 dhe të 6. Vija e tretë e startit të garës përbëhet nga Di Ciannantonio, Bagnaia dhe Zarco që ndiqen nga Moreira, Aldeguer dhe Morbidelli që janë në vijën e katërt të saj.
Top Channel