Formula 1/ Norris i përgjigjet Verstappen, rinovon me McLaren deri në vitin 2030
Marc Marquez merr revanshin ndaj Bezzecchit që i rrëmbeu pole positionin në provat kualifikuese në garën e shtëpisë së tij në Aragon në Botërorin e MotoGP. Piloti i Ducatit triumfoi në Garën Sprint të këtij Çmimi të Madh duke fituar pikë të rëndësishme për klasifikimin e përgjithshëm të botërorit.
Kampioni i botës e mori kryesimin e garës që në fillim duke parakaluar pikërisht Bezzecchin dhe më pas mori arratinë në pistë duke e kaluar i pashqetësuar i pari vijën e finishit të garës. Për Marc Marquez bëhet fjalë për fitoren e tij të 20 në Garat Sprint dhe të tretën radhazi në Aragon.
Menjëherë pas Marquez në vendin e dytë, u rendit vëllai i tij Alex Marquez, ku edhe ky e parakaloi Bezzecchin që në xhirot e para dhe kështu piloti italian u detyrua të kënaqej me vendin e tretë në podium. Pesëshen më të mirë të Garës Sprint në Aragon e plotëson Pedro Acosta me KTM i renditur në vendin e 4 dhe kryesuesi i kampionatit, Jorge Martin. Vendi i 6 për Fermin Aldeguer që la pas debutuesin Diogo Moreira dhe Raul Fernandez.
Dhjetëshen më të mirë të Garës Sprint e plotësojnë Johan Zarco dhe Jack Miller. Pas Garës Sprint të Aragon, Jorge Martin vazhdon të kryesojë renditjen me 245 pikë, por nuk janë shumë larg tij Marco Bezzecchi dhe Marc Marquez të pozicionuar respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë me 216 dhe 212 pikë
Top Channel