Milani gjen zgjidhje për sulmin, kuqezinjtë transferojnë papritur talentin e Premier League

29/08/2026 21:22

Milani është gjithnjë e më pranë transferimit të Omari Hutchinson.

Bisedimet me Nottingham Forest vijojnë në mënyrë pozitive dhe palët po punojnë për të gjetur akordin përfundimtar.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, marrëveshja pritet të jetë një huazim me pagesë, i shoqëruar me opsion blerjeje. Ky opsion mund të shndërrohet në detyrim blerjeje nëse plotësohen disa kushte të përcaktuara në kontratë.

Për finalizimin e transferimit nevojitet edhe miratimi i presidentit të Nottingham Forest, por në kampin kuqezi ka optimizëm se kjo pengesë do të kapërcehet.

Hutchinson, 22 vjeç, është formuar në akademitë e Arsenalit dhe Chelsea-t, ndërsa sezonin e kaluar regjistroi 41 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Sulmuesi kontribuoi me 1 gol dhe 8 asistime, duke luajtur gjithsej 2448 minuta në Premier League, EFL Cup, FA Cup dhe Europa League.

Milani po synon kështu të përforcojë repartin ofensiv me talentin anglez, ndërsa negociatat pritet të hyjnë në fazën vendimtare në orët në vijim.

Top Channel