Renditja/ Laçi merr përkohësisht kreun, Elbasani dhe Vllaznia ndajnë pikët. Situata pas dy ndeshjeve të para të javës së dytë në Superiore
Laçi ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Partizanit në Rrogozhinë, në një sfidë ku kurbinasit administruan avantazhin dhe rezistuan deri në fund.
Laçi e zhbllokoi takimin që në minutën e 7-të me një supergol të Bibos, i cili i dha avantazhin skuadrës së tij.
Partizani u përpoq të reagonte, por situata u komplikua në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 45+2′, Marku fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it vendimi u ndryshua dhe mbrojtësi i Partizanit mori kartonin e kuq.
Me një lojtar më shumë, Laçi e shfrytëzoi avantazhin dhe në minutën e 74-t shënoi edhe golin e dytë. Bibo realizoi sërish, duke kompletuar dopietën dhe duke çuar Laçin në avantazhin 2-0.
Partizani nuk u dorëzua dhe në minutën e 90+2′ shkurtoi diferencën me Aliun, duke hapur sërish ndeshjen në sekondat e fundit.
Megjithatë, Laçi arriti të ruajë avantazhin dhe të marrë një fitore 2-1 në Rrogozhinë, duke siguruar tre pikë të çmuara ndaj Partizanit.
Top Channel