Renditja/ Laçi merr përkohësisht kreun, Elbasani dhe Vllaznia ndajnë pikët. Situata pas dy ndeshjeve të para të javës së dytë në Superiore
Elbasani dhe Vllaznia janë ndarë në barazim 1-1 në “Elbasan Arena”, në një ndeshje me emocione deri në sekondat e fundit.
Vllaznia kaloi e para në avantazh në minutën e 18-të. Murataj finalizoi një aksion të bukur të shkodranëve, duke dërguar topin në rrjetën e Aleksovskit.
Elbasani reagoi pas pushimit dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 75-të. Lukoki krijoi aksionin nga krahu i djathtë, ndërsa Hebaj devijoi topin dhe vendosi shifrat 1-1.
Në fundin e takimit, Vllaznia festoi atë që dukej si goli i fitores. Shkodranët gjetën rrjetën në minutën e 96-të me Tafilin, por goli u anulua nga gjyqtari, duke i mohuar Vllaznisë triumfin në sekondat e fundit.
Pas këtij episodi dramatik, sfida u mbyll në barazim 1-1, me të dyja skuadrat që ndajnë nga një pikë.
Top Channel