E bujshme në Xhiron e Spanjës në çiklizëm; Tadej Pogacar tërhiqet nga kompeticioni.

Slloveni u detyrua të braktisë eventin e rëndësishëm të cilin po e kryesonte bindshëm pas një rrëzimi të pësuar 30 km nga fund i etapës së 8, një etapë që në letër ishte e qetë dhe e përshtatshme për çiklistët e sprintit.

Pogacar pësoi një dëmtim të rëndë në shpatullën e majtë me kampionin e Turit të Francës dhe dominues edhe në këtë edicion të xhiros së Spanjës që u rrëzua teksa ishte në grup dhe përplasi me forcë në tokë krahun dhe shpatullën e majtë

Imazhet televizive të Pogacar që ndjente dhimbjet e forta në krah dhe shpatull ishin impresionuese me çiklistin slloven që ishte edhe i gjakosur në fytyrë. Kampioni i botës në fuqi u përpoq që të merrte sërish biçikletën dhe të kthehej në garë, por tentativa rezultoi e kotë sepse dhimbja ishte tejmase e fortë. Në këtë pikë, Pogacar u largua nga vendi me ambulancë për të bërë ekzaminimet mjekësore.

Top Channel