Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb
Është zbardhur kalendari i fazës së ligës së UEFA Champions League 2026/27, me shortin që ka rezervuar përballje spektakolare mes disa prej skuadrave më të mëdha të Europës.
Faza e ligës do të nisë më 8 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 27 janar 2027, ndërsa gjatë këtyre muajve do të zhvillohen 8 javë ndeshjesh.
Që në javën e parë, më 8 shtator, spikat përballja Real Madrid–Inter, ndërsa po atë mbrëmje do të luhet edhe Porto–Manchester City dhe Borussia Dortmund–Villarreal. Një ditë më pas, më 9 shtator, në fushë do të zbresin Barcelona ndaj Feyenoord, Liverpool-Atletico Madrid, Paris Saint-Germain kundër Slovan Bratislavës dhe Napoli–Arsenal.
Kalendari vijon me përballje të forta gjatë gjithë fazës. Në javën e dytë, më 13 tetor, spikasin Inter–Manchester United, Galatasaray–Barcelona, Bayern Munich–Viking dhe Manchester City–PSG, ndërsa më 14 tetor do të luhet Roma–Real Madrid.
Në javën e tretë, më 20 tetor, vëmendjen e merr Manchester City–AEK, Liverpool–Villarreal dhe Porto–PSV Eindhoven, ndërsa më 21 tetor do të zhvillohet Real Madrid–RB Leipzig.
Java e katërt, më 3 dhe 4 nëntor, sjell një tjetër duel të madh, Manchester City–Paris Saint-Germain, ndërsa në program janë edhe Barcelona–Aston Villa, Borussia Dortmund–Real Madrid dhe Liverpool–Fenerbahçe.
Në javën e pestë, më 24 nëntor, do të luhet Arsenal–Borussia Dortmund, Manchester City–Napoli dhe Real Madrid–PSV Eindhoven. Më 25 nëntor spikasin PSG–Roma, Liverpool–Club Brugge dhe Barcelona–Sabah FC.
Edhe dy javët e fundit të fazës së ligës rezervojnë përballje spektakolare. Më 8 dhjetor, Barcelona pret Manchester Cityn, ndërsa Aston Villa–PSG është një tjetër duel i rëndësishëm. Më 9 dhjetor do të luhet Arsenal–Real Madrid, Borussia Dortmund–Inter dhe Liverpool–Porto.
Në javën e shtatë, më 19 dhe 20 janar 2027, spikasin Inter–Liverpool, Aston Villa–Borussia Dortmund, Manchester United–Bayern Munich, Sporting–Barcelona dhe Real Madrid–LASK.
Faza e ligës mbyllet më 27 janar 2027, me një mbrëmje të mbushur me përballje interesante, ku spikasin Barcelona–Como, Bayern Munich–Real Betis, PSG–Galatasaray, Liverpool–RC Lens, Manchester City–Sporting dhe Villarreal–Manchester United.
Spektakli më i madh i futbollit europian do të jetë ekskluzivisht në ekranin e Top Channel. Për ndjekësit shqiptarë të Champions League, çdo javë do të sjellë emocionet e kompeticionit më prestigjioz për klube në Europë.
Çdo të mërkurë Top Channel do të transmetojë ndeshjen më të mirë të javës, duke sjellë në ekran përballjet më të mëdha të Champions League.


Top Channel