Zjarri përfshin pyjet dhe kullotat në Maliq, ndërhyjnë zjarrfikësit, situata vihet nën kontroll
28/08/2026 14:25
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me pyje e kullota në fshatin Plovisht të Maliqit.
Në vendngjarje po punojnë 2 mjete zjarrfikëse dhe forcat e këtij sektori. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Aktualisht situata është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e zjarrit.
Top Channel