Nis takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

28/08/2026 17:31
Pamje nga takimi i shkuar në Pogradec

Në një vilë qeveritare në periferi të Tiranës, nis takimi kryeministrit Edi Rama me 12 drejtuesit politik të PS dhe ministrat.

Ky takim planifikohen të mbahej në selinë e PS.

Pas thirrjeve për të protestuar përpara selinë rozë dhe gjuajtur me vezë pjesëmarrësit, mbledhja u transferua në një prej vilave qeveritare.

Burime nga PS i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se anulimi takimit në selinë e PS lidhet me dy arsye.

E para shmangien e incidenteve të mundshme në një zonë e mbushur  plot me turistë dhe jo fort e lehtë për të garantuar një perimetër të gjerë sigurie.

E dyta lidhet me mos dhënien “ushqim” algoritmit të protestës që synonte prodhimin e videove me goditjen me vezë të ministrave dhe drejtuesve politik.

Ky takim i sotëm është konceptuar si vijim i asaj çfarë u prodhua në Pogradec me synimin final, avancimin në të zbatuarin e angazhimeve në dokumentin Besa dhe Pasqyra Albania.

Në kushtet kur nga Pogradeci, Edi Rama u kërkoi drejtuesve politik të nisin përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, nuk përjashtohet mundësia  diskutimit të kësaj çështje të takimin e sotëm.

Duke nisur nga kjo e shtunë drejtuesit politik nisin një tur në 12 qarqe bashkë me deputetët e PS ku do të shpjegojnë më bazën socialiste, Besën dhe Pasqyra Albania.

Top Channel