Ethet e Nilit përhapen shpejt, Greqia raporton 232 raste dhe 19 viktima, Shqipëria vetëm një të infektuar
28/08 15:27
Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë industriale në veriperëndim të Londrës, pranë stadiumit Wembley.
Në vendngjarje janë dërguar 20 automjete dhe rreth 125 zjarrfikës, shkruajnë mediat vendase. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen shtëllunga gjigande tymi që ngrihen në qiell.
Më shumë se 70 telefonata janë bërë në shërbimet emergjente për të raportuar zjarrin. Nuk ka ende të dhëna për viktima apo për shkaqet e zjarrit.
Ngjarja mbetet në zhvillim, ndërsa autoritetet po ndjekin me kujdes situatën, ku lufta me flakët vazhdon.
Top Channel