Zjarri përfshin banesën dhe djeg kosheret e bletëve në Vranisht, shkrumbohen disa hektarë me ullinj e pemë Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18-30 aksin Kuç–Kallarat, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, një prej pasagjerëve që udhëtonte në njërin prej automjeteve ka pësuar dëmtime në kokë. Sipas të dhënave paraprake, për shkak të frenimit të menjëhershëm, pasagjeri është përplasur me pjesën e përparme të xhamit të automjetit.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore e Himarës, ndërsa i plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Himarës për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e tij nuk paraqitet e rëndë.
Ndërkohë, policia rrugore ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa drejtuesit e mjeteve po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Top Channel