Grabitje spektakolare në Spanjë, zhduket një nga thesaret më të rëndësishme të Epokës së Bronzit në Evropë AfD-ja kryeson qartë më sondazhin e fundit të ARD-së para zgjedhjeve për parlamentin e landit Saksoni-Anhalt, ndërsa CDU-ja vijon të humbasë mbështetje.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, CDU-ja do të merrte 22 për qind të votave. Ky do të ishte rezultati më i ulët historik i partisë në këtë land. Krahasuar me anketimin e fundit, të zhvilluar në fund të korrikut, Unioni Kristian-Demokrat ka humbur 2 pikë përqindjeje.
AfD-ja, sakaq, do të merrte 42 për qind të votave, një pikë më shumë se në korrik. Nëse ky rezultat do të konfirmohej në zgjedhje, partia do të dyfishonte rezultatin e saj të vitit 2021 dhe do të shënonte rezultatin më të lartë të arritur ndonjëherë prej saj në zgjedhjet për parlamentet e landeve gjermane. Partia e Majtë (Die Linke) renditet me 11 për qind, dy pikë më pak se në sondazhin e korrikut.
SPD-ja do të merrte 8 për qind, ndërsa Të Gjelbrit 6 për qind, përkatësisht një pikë më shumë se në sondazhin e mëparshëm. Të tri partitë do të mbeteshin kështu afërsisht në nivelin e rezultateve të tyre në zgjedhjet e vitit 2021. Ekspertët e theksojnë se sondazhi nuk është një parashikim i rezultatit të zgjedhjeve. Ai pasqyron gjendjen e opinionit politik në momentin kur është kryer anketa.
Pak më shumë se një ndër dhjetë votues me të drejtë vote në Saksoni-Anhalt thonë se preference e tyre partiake ende mund të ndryshojë deri ditën e zgjedhjeve, ndërsa një në pesë (19 për qind) anon drejt mosvotimit, ose nuk shfaq aktualisht ndonjë preferencë për një parti të caktuar.
Top Channel