Aksident tragjik në superstradën Lezhë-Shkodër, përplaset për vdekje 12-vjeçari
Ditën e sotme u mbajt mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Kryedemokrati, Sali Berisha, sulmoi ashpër qeverinë teksa e cilësoi verën e këtij viti si “verën që dogji Edi Ramën”.
Berisha akuzoi qeverinë për keqmenaxhimin e zjarreve që përfshinë disa zona të vendit, duke lidhur situatën me krizën politike të mazhorancës.
“Zjarret kanë shkrirë dhe po shkrijnë javë pas jave narko-shtetin”, tha kreu i PD-së.
“Vera që po lëmë pas do hyjë në histori si vera që dogji Edi Ramën. Jemi në fund të muajit gusht. Po mbyllim verën më të nxehtë të viteve të fundit, një verë aq përvëluese që muaj pas muaji, javë pas jave, ditë pas dite ka shkrirë dhe po shkrin narko-shtetin, kreun e saj padrinon Edi Rama.
Zjarret dogjën Shqipërinë këtë verë si rrallë ndonjë vit më parë. Vatra të shumta zjarresh në Fushë Krujë, Krujë, Dajt, Dibër, Bulqizë, Pukë, Finiq, Mallakastër, Gramsh, etj. Ato, pothuajse, nuk u menaxhuan fare. Fondet e emergjencës për zjarret kishin shkuar për koncerte për të shuar protestën. Por këtë verë, zjarret si asnjëherë më parë, dogjën edhe më shumë se kaq.
Zjarret dogjën teserat e partisë së krimit. Siç keni parë në video, nga vetë socialistët që dogjën kartat e tyre në Poliçan, në Divjakë, në Dimal, pa llogaritur edhe mijëra e mijëra të tjera që u dogjën përfundimisht në bulevardin e Tiranës”, u shpreh Berisha.
Top Channel